INSTITUTI I FIZIKES BERTHAMORE

Departamenti i Metodave Analitike Instrumentale

Departamenti i Radiometrisë dhe Radiokimisë

Departamenti i Mbrojtjes nga Rrezatimet dhe Rrjeteve te Monitorimit

Administrata

SHERBIMET QE KRYEN INSTITUCIONI

MBROJTJA RADIOLOGJIKE

Mbrojtja dhe siguria nga rrezatimet jonizuese përbëjnë një drejtim tradicional. Instituti kryhen monitorimin e dozës së ekspozimit të punonjësve të tij dhe të qendrave e kompanive që përdorin burime të rrezatimeve jonizuese duke mbajtur edhe regjistrin e dozës së ekspozimit për të gjithë punonjësit në shkallë vendi. IFB realizon në nivel kombëtar trajtimin dhe kondicionimin e mbetjeve radioaktive dhe burimeve radioaktive të konsumuara.

EMERGJENCAT RADIOLOGJIKE

Emergjencat radiologjike janë pjesë e emergjencave civile. Pranë Institutit është ngritur dhe funksionon Qendra e Emergjencave Radiologjike, e lidhur me rrjetin e monitorimit të dozës së rrezatimit Rrjeti përbëhet nga 5 stacione automatike të matjes së dozës së rrezatimit dhe transmetimit të informacionit në Qendrën e Emergjencave. Stacionet automatike janë vendosur në Tiranë, Shkodër, Kukës, Korçë dhe Vlorë.

MJEKËSIA

Përdorimi i izotopëve radioaktive për qëllime diagnostikuese e terapeutike është një nga veprimtaritë e para të Institutit në bashkëpunim me Qendrën Spitalore Universitare. Pranë Institutit është ngritur Laboratori i Prodhimit te Radiofarmaceutikateve, ku janë përgatitur kite të ftohta të 99mTc dhe kapsula xhelatinoze, të miratuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Barnave. Krahas Laboratorit të Prodhimit funksionon Laboratori i Kontrollit të Cilësisë së Radiofarmaceutikateve, i cili realizon kontrollin e të gjithë parametrave cilësorë.

TË TJERA

Matje të tjera të llojeve të ndryshme duke përdorur teknikat bashkëkohore përdoren nga Instituti si ato Gjeologjike, Hidrogjeologjike, Sedimentologjike, Bujqesia dhe Biologjia, Metrologjia, Shkencat e materialeve, Industria, Arkeologjia dhe veprat e artit, Elektronika dhe Informatika. Këto shërbime janë në funksion të analizave dhe rezultateve të ndryshme dhe janë të vlefshme si kombtarisht ashtu edhe ndërkombatisht

Njoftime

Vendimi i KZF, IFBZ për Hapjen e Procesit të regjistrimit të kandidatëve për "Drejtues së Njësisë Kryesore" dhe “Drejtues së Njësisë Bazë” në Instituttin e Fizikës Bërthamore të Zbatuar.
Njoftim për hapjen e procesit të regjistrimit të kandidateve për “Rektor” dhe “Anëtar Senati Akademik” në Universitetin e Tiranës në kuadër të procesit të zgjedhjeve të përgjithëshme për autoritetet dhe organet drejtuese të Universitetit të Tiranës
Njoftim për zgjedhjen e një (1) antari personel akademik përfaqesues i stafit akademik me kohë të plotë nga Departamenti i Metodave Analitike Instumentale në Komisionin e Zgjedhjeve të Institutit të Fizikës Bërthamore të Zbatuar (KZF, IFBZ).

HISTORIKU

INSTITUTI I FIZIKES
BËRTHAMORE TË ZBATUAR

Instituti i Fizikes Bërthamore të Zbatuar (IFBZ) është vazhdim i veprimtarisë së Laboratorit të Rrezatimeve Bërthamore, të themeluar në vitin 1970, me vendim te Këshillit te Ministrave Nr. 9, date 16.01.1970, i cili më pas, në vitin 1971 u quajt Instituti i Fizikes Bërthamore (IFB), si institucion kërkimor shkencor në fushën e fizikes atomike dhe bërthamore duke pasur për qëllim zbatimin e metodave bërthamore në fusha të ndryshme të ekonomisë, shëndetësisë, kërkimit dhe jetës shoqërore.