Dr. Dritan Prifti është diplomuar në degën e Kimisë Industriale në vitin 2002 në Fakultetin e Shkencave Natyrore, Universiteti i Tiranës. Ka përfunduar studimet Master në Kimi në vitin 2006, studimet Master në Farmaci në vitin 2012 në Universitetin e Mjekësisë si dhe ka fituar gradën “Doktor i Shkencave” në Kimi në vitin 2015 në Universitetin e Tiranës. Gjatë periudhës Tetor 2002 – Prill 2008 ka punuar si Kërkues Shkencor në Sektorin e Radiokimisë në Departamentin e Kimisë dhe Elektroteknikës në Institutin e Fizikës Bërthamore si Përgjegjës për Kontrollin e Cilësisë të Radiofarmaceutikateve.
Prej Janarit 2015, punon si Kërkues Shkencor në Departamentin e Mbrojtjes nga Rrezatimi dhe Rrjeteve të Monitorimit, në Institutin e Fizikës Bërthamore të Zbatuar, Tiranë, Shqipëri. Dr. Dritan Prifti është përgjegjës për menaxhimin e mbetjeve radioaktive dhe burimeve radioaktive të konsumuara si dhe transportin e materialeve radioaktive në Shqipëri.
Ekspert i kualifikuar në fushën e mbrojtjes nga rrezatimet jonizuese i njohur nga Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimi në mbledhjen e datës 25.11.2020. Që nga viti 2016 dhe në vazhdim është pedagog në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës. Gjithashtu është angazhuar në udhëheqje diplomash të nivelit “Master” në Universitetin e Tiranës si edhe Universitetin Politeknik të Tiranës.
Dr. Dritan Prifti ka kryer një sërë trajnimesh afatgjata e afatshkurtra në institucione shkencore jashtë vendit, në fushën e menaxhimit të mbetjeve radioaktive dhe burimeve radioaktive të konsumuara, në fushën e sigurimit fizik të materialeve radioaktive si dhe ka marrë pjesë në disa workshope e takime tekniko-shkencore brenda dhe jashtë vendit. Gjatë kryerjes së aktivitetit të tij shkencor ka hartuar disa projekte kërkimore-shkencore, kombëtare si dhe ka qenë dhe është pjesë, si udhëheqës shkencor ose pjesëmarrës në disa projekte kërkimore-shkencore, kombëtare dhe rajonale në bashkëpunim me Agjensinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomikë si dhe Agjensinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI).
Ka botuar mbi 15 artikuj, kumtesa dhe referate në revista shkencore ku disa prej tyre në revista shkencore me faktor impakti, konferenca e simpoziume brënda dhe jashtë vendit. Dr. Dritan Prifti është autor i Monografisë Shkencore me titull “ Menaxhimi i Sigurt i Mbetjeve Radioaktive në Shqipëri „ botuar në shtëpinë botuese PrintAl në Tiranë, Shqipëri në Shkurt 2021.
Prej Korrikut 2021 mban pozicionin e Përgjegjësit të Departamentit të Mbrojtjes nga Rrezatimi dhe Rrjetet e Monitorimit.
Adresa elektronike: [email protected]
Cel: 0674805452
Pozicioni: Përgjegjëse e Departamentit të Radiometrisë dhe Radiokimisë
Dr. Manjola Shyti është specialiste në fushën e monitorimit të radioaktivitetit mjedisor dhe mbrojtjes nga rrezatimet jonizuese si për qëllime monitoruese ashtu edhe në raste emergjencash radiologjike. Ajo zhvillon aktivitetin e saj shkencor në Departamentin e Radiometrisë dhe Radiokimisë. Dr. Manjola Shyti ka kryer studimet pasuniversitare në Ferrara, Itali në fushën e teknologjisë bërthamore dhe aplikimet e saj në mjedis, shëndet dhe trashëgiminë kulturore gjatë
periudhës 2010-2013. Gjatë periudhës 1 vjeçare në 2017 Dr. Manjola Shyti ka kryer studimet PostDoc në Spiez, Zvicër në fushën e spektrometrisë gama dhe aplikimeve te saj kryesisht në
identifikimin e materialeve radioaktive nën barrierat mbrojtëse.
Aktivitetin e saj shkencor e ka paraqitur në botime shkencore brenda dhe jashtë vendit. Ajo ka kryer një sërë trajnimesh dhe
workshope brenda dhe jashtë vendit duke qenë pjesë në projekte shkencore si udhëheqëse dhe pjesëmarrëse në to. Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimi e ka njohur si eksperte të mbrojtjes nga
rrezatimi jonizues që nga viti 2014. Krahas aktivitetit shkencor, Dr. Manjola Shyti është Lektore në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, si dhe në Fakultetin e Inxhinierisë
Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Universiteti Politeknik i Tiranës.
Manjola ka kryer detyrën e Shefit të Departamentit të Radiometrisë dhe Radiokimisë në IFBZ në periudhën 2016-2020 dhe aktualisht vazhdon të jetë në të njëjtin pozicion.
Adresa elektronike: [email protected]
[email protected]
Përgjegjës i Departamentit të Metodave Analitike Instrumentale, IFBZ, Universiteti i Tiranës, Sekretar i Përgjithshëm i Institutit Alb-Shkenca, Tiranë – Prishtinë – Shkup.
Fatos Ylli është specialist në fushën e spektroskopisë fizike, fizikës së materialeve dhe mbrojtjes së sigurisë nga rrezatimet. Krahas veprimtarisë kërkimore ai i ka kushtuar kujdes mësimdhënies dhe
transmetimit të njohurive të kërkuesit e rinj si lektor i fizikës në disa institucione të arsimit të lartë, publike dhe jopublike. Ai ka një përvojë të suksesshme nëpërmjet pjesëmarrjes së vazhdueshme në
projekte shkencore, duke kontribuar me studime në karakterizimin e materialeve, trashëgiminë kulturore, bimët akumulatore të metaleve dhe vajrat esenciale të bimëve mjekësore, monitorimin e
mjedisit, mbrojtjen dhe sigurinë nga rrezatimet jonizuese dhe jojonizuese, përdorimin e Metodave të Kontrollit pa Shkatërrim (NDT) dhe të Kontrollit të Cilësisë (QC) në pajisjet radiologjike, si dhe me
vlerësime për mundësinë e përdorimit të energjisë bërthamore në energjetikë.
Prof. Fatos Ylli gjatë viteve 2000 – 2008 ka drejtuar Institutin e Fizikës Bërthamore, pjesë e rrjetit të institucioneve shkencore të Akademisë së Shkencave dhe ka qenë Pika e kontaktit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.
Duke ju përkushtuar fuqizimit dhe harmonizimit të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në hapësirën shqipfolëse, Fatos Ylli nëpërmjet Institutit Alb-Shkenca, ka kontribuar në mënyrë të veçantë
në këtë drejtim.
Sot Prof. Fatos Ylli është përgjegjës i Departamentit të Metodave Analitike Instrumentale, IFBZ, Universiteti i Tiranës dhe anëtar i Komisionit të Fizikës dhe Kimisë pranë Akademisë së Shkencave të
Shqipërisë.
Adresa elektronike:
Telefon: +355 69 237 2431
Pozicioni: Drejtore
Prof. Asoc. Brunilda DACI është specialiste në fushën e radiokimise, matjes së rrezatimit, prodhimit dhe kontrollit të cilësisë së radiofarmaceutikateve. Që nga viti 1990, ajo zhvillon aktivitetin e saj shkencor në Departamentin e Radiometrisë dhe Radiokimise. Në vitet 2014-2016 ka drejtuar Departamentin e Radiometrisë dhe Radiokimisë, IFBZ. Ndërsa në periudhën 2018- 2020 ka mbajtur postin e zëvendës drejtores së Institutit të Fizikës Bërthamore të Zbatuar.
Që nga viti 2008 dhe në vazhdim është pedagoge në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës dhe titullarë e lëndës Radiokimia në Ciklin e dytë të studimeve “Master i Shkencave në Kimi”, që nga viti 2013. Gjithashtu është angazhuar në udhëheqje diplomash të
nivelit “Master” në Universitetin e Tiranës si edhe Universitetin Politeknik të Tiranës.
Prof. Asoc. Brunilda DACI ka kryer një sërë trajnimesh afatgjata e afatshkurtra në institucione shkencore jashtë vendit, në fushën e radiokimisë, prodhimit dhe kontrollit të cilësisë së radiofarmaceutikateve dhe ka marrë pjesë në disa workshope e takime tekniko-shkencore brenda dhe jashtë vendit. Gjatë kryerjes së aktivitetit të saj shkencor ka qenë dhe është pjesë, si udhëheqëse ose pjesëmarrëse, në disa projekte shkencore, kombëtare, ndërkombëtare dhe rajonale në fushat e aplikimit të teknologjisë bërthamore në Mjekësi, Monitorimi i Ambjentit, Radiombrojtje, etj. Ajo ka paraqitur aktivitetin e saj shkencor me botime në mbi 25 Konferenca
Kombëtare e Ndërkombëtare dhe mbi 20 Revista Shkencore me faktor impakti. Është bashkautorë e librit “RADIOKIMIA”.
Aktualisht Prof. Asoc. Brunilda DACI është Drejtore e Institutit të Fizikës Bërthamore të Zbatuar, anëtare e Komisionit të Mbrojtjes nga Rrezatimi pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe anëtare e Komisionit të Përhershëm të Kurrikulave të Universitetit të Tiranës, për dy mandate
rresht.
Adresa elektronike: [email protected]
[email protected]
Cel: 355692420838
Recent Comments