që nga 1971
iNSTITUTI I FIZIKES BERTHAMORE
institucion kerkimor
shkencor ne fushen e fizikes atomike dhe berthamore
Rr. Th. Filipeu, Qesarakë, Rruga Thoma Filipeu, Tiranë
E HËNË – E PREMTE 8am-4pm
MËSO MË SHUMË
SHERBIMET QE KRYEN INSTITUCIONI
mBROJTJA RADIOLOGJIKE
Mbrojtja dhe siguria nga rrezatimet jonizuese përbëjnë një drejtim tradicional. Instituti kryhen monitorimin e dozës së ekspozimit të punonjësve të tij dhe të qendrave e kompanive që përdorin burime të rrezatimeve jonizuese duke mbajtur edhe regjistrin e dozës së ekspozimit për të gjithë punonjësit në shkallë vendi. IFB realizon në nivel kombëtar trajtimin dhe kondicionimin e mbetjeve radioaktive dhe burimeve radioaktive të konsumuara.
Emergjencat radiologjike
Emergjencat radiologjike janë pjesë e emergjencave civile. Pranë Institutit është ngritur dhe funksionon Qendra e Emergjencave Radiologjike, e lidhur me rrjetin e monitorimit të dozës së rrezatimit Rrjeti përbëhet nga 5 stacione automatike të matjes së dozës së rrezatimit dhe transmetimit të informacionit në Qendrën e Emergjencave. Stacionet automatike janë vendosur në
Tiranë, Shkodër, Kukës, Korçë dhe Vlorë.
Mjekësia
Përdorimi i izotopëve radioaktive për qëllime diagnostikuese e terapeutike është një nga veprimtaritë e para të Institutit në bashkëpunim me Qendrën Spitalore Universitare. Pranë Institutit është ngritur Laboratori i Prodhimit te Radiofarmaceutikateve, ku janë përgatitur kite të ftohta të 99mTc dhe kapsula xhelatinoze, të miratuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Barnave. Krahas Laboratorit të Prodhimit funksionon Laboratori i Kontrollit të Cilësisë së Radiofarmaceutikateve, i cili realizon kontrollin e të gjithë parametrave cilësorë.
të tjera
Matje të tjera të llojeve të ndryshme duke përdorur teknikat bashkëkohore përdoren nga Instituti si ato Gjeologjike, Hidrogjeologjike, Sedimentologjike, Bujqesia dhe Biologjia, Metrologjia, Shkencat e materialeve, Industria, Arkeologjia dhe veprat e artit, Elektronika dhe Informatika. Këto shërbime janë në funksion të analizave dhe rezultateve të ndryshme dhe janë të vlefshme si kombtarisht ashtu edhe ndërkombatisht
që nga 1971
Rreth Nesh
Veprimtari kërkimore që kontribuojnë në përdorimin e metodave atomike e bërthamore në fusha të ndryshme të ekonomisë, shëndetësisë, mjedisit, kulturës, kërkimit shkencor etj. Realizimi i teknikave dhe metodave të reja analitike me synim transferimin e tyre në sektorët publik dhe privat. Kryerja e shërbimeve të specializuara në fushën e monitorimit dhe mbrojtjes nga rrezatimet jonizuese, Arsimimi universitar dhe pasuniversitar në fizikë, kimi dhe elektronikë, trajnimi i përdoruesve të rrezatimeve jonizuese nëpërmjet programeve speciale etj.
Prej vitesh realizohen matje të radioaktivitetit natyror në sistemet e ujërave të pijshëm, sipërfaqësore e termale. Për mbrojtjen e shëndetit të publikut është kryer monitorimi i përqendrimit të radonit dhe gazeve radioaktive në ndërtesat e banimit dhe mjediset publike
Konferencë për shtyp e Rektorit të Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha
Komisioni Zgjedhor i Institutit të Fizikës Bërthamore të Zbatuar
Komisioni Zgjedhor i Institutit të Fizikës Bërthamore të Zbatuar, shpall fillimin e procesit zgjedhor për zgjedhjen e Përgjegjësit të Departamentit të Mbrojtjes nga Rrezatimet dhe Rrjetet e Monitorimit. Zgjedhjet do të zhvillohen më 25.05.2022.
Kandidatët duhet të dërgojnë/dorëzojnë online në adresën: [email protected] dokumentacionin deri më datë 27.04.2022, ora 12:00.
Për të shkarkuar Fleten e Aplikimit për Drejtues të Njësise Bazë kliko:
Për të shkarkuar Formularin e Vetedeklarimit kliko:
Vendimi Nr.1 date 20.04.2020, Per shpalljen e fillimit te procedures se regjistrimit te kandidateve per drejtues te Njesisise Baze ne Departamentin e Mbrojtjes nga Rrezatimi dhe Rrjetet e Monitorimit,
Njoftim shpallje fituesi
Kandidatët për autoritete drejtuese duhet në mënyrë elektorine në adresën [email protected] , brenda datës 11.05.2021, ora 12.00, listën e vëzhguesve për të cilët kërkohet akreditimi.
Vëzhguesit për të cilët kërkohet akreditim, duhet të paraqiten në KIZ ditën e martë, datë 11.05.2021, nga ora 12.00 deri në orën 16.00, për t’u pajisur me autorizimin e akreditimit.
Vëzhguesit dutet të kenë me vete:
1. Fotokopje të kartës së indetitetit
2. Një fotografi
Komisioni Zgjedhor i Institutit të Fizikës Bërthamore të Zbatuar
Komisioni Zgjedhor i Institutit të Fizikës Bërthamore të Zbatuar, shpall fillimin e procesit zgjedhor për zgjedhjen e Përgjegjësit të Departamentit të Mbrojtjes nga Rrezatimet dhe Rrjetet e Monitorimit. Zgjedhjet do të zhvillohen më 12.05.2021. Kandidatët duhet të dërgojnë/dorëzojnë online në adresën: [email protected] dokumentacionin deri më datë 17.04.2021, ora 12:00.