Rreth nesh

që nga 1970

INSTITUTI I FIZIKES BËRTHAMORE TË ZBATUAR (IFBZ)

Themeluar 16.01.1970
Historiku

Instituti i Fizikes Bërthamore të Zbatuar (IFBZ) është vazhdim i veprimtarisë së Laboratorit të Rrezatimeve Bërthamore, të themeluar në vitin 1970, me vendim te Këshillit te Ministrave
Nr. 9, date 16.01.1970, i cili më pas, në vitin 1971 u quajt Instituti i Fizikes Bërthamore (IFB), si institucion kërkimor shkencor në fushën e fizikes atomike dhe bërthamore duke pasur për qëllim zbatimin e metodave bërthamore në fusha të ndryshme të ekonomisë, shëndetësisë, kërkimit dhe jetës shoqërore.

Fillimisht, IFBZ ishte në varësi te Universitetit te Tiranës dhe me pas, me themelimin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, bëri pjesë në rrjetin e Institucioneve Shkencore të saj.
Me reformën e Arsimit të Lartë dhe Shkencës, të viteve 2007-2008, Instituti kaloi në varësi të Fakultetit të Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës dhe nga viti 2013 dhe në
vazhdim, Instituti është njësi kryesore në strukturën e Universitetit të Tiranës, me emërtimin Instituti i Fizikes Bërthamore të Zbatuar.

Mëso më shumë

3

Drejtuesit e Institutit:

1971 – 1987 – Prof. Dr. Skënder KOJA
1987 – 1990 – Prof. Asoc. Dr. Servet DANI
1990 – 1993 – Prof. Dr. Përparim FUGA
1993 – 1994 – Prof. Dr. Dukagjin REXHA
1994 – 1999 – Prof. Asoc. Dr. Robert KUSHE
1999 – 2000 – Prof. Dr. Xhevdet MYTEBERI
2000 – 2008 – Prof. Dr. Fatos YLLI
2008 – 2013 – Prof. Dr. Nikolla CIVICI
2013 – 2020 – Prof. Dr. Elida BYLYKU
2020 – në vazhdim – Prof. Asoc. Dr. Brunilda DACI

Fushat e veprimtarisë

Detyra themelore e Institutit është të realizoje veprimtari shkencore, kryesisht me karakter zbatues, dhe të transferoje metodat dhe teknologjitë e reja të fizikes dhe kimisë bërthamore në fusha të ndryshme. Instituti i Fizikes Bërthamore te Zbatuar në bashkëpunim me institucione arsimore, kërkimore e monitoruese dhe me kompani prodhuese, zhvillon veprimtari kërkimore-shkencore nëpërmjet projekteve për kërkim dhe zhvillim. IFBZ ka iniciuar e drejtuar projekte kërkimore të financuara në kuadrin e Programeve Kombëtare te Kërkim Zhvillimit (PKKZH), programeve te bashkëpunimit shkencor me Greqinë, Italinë, Maqedoninë e Veriut, Slloveninë etj., programeve te kërkimit shkencor të Ministrisë se Arsimit dhe Shkencës. Një vend të veçantë ne zhvillimi e kapaciteteve shkencore dhe njerëzore të Institutit kanë projektet kombëtare dhe rajonale të realizuar në kuadrin e bashkëpunimit teknik me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Vienë, Austri. MEST (skuadra mbështetëse e eksperteve) është një komponent i rëndësishëm i planit kombëtar të reagimit ndaj ngjarjeve të sigurisë bërthamore ku Instituti i Fizikes Bërthamore
të Zbatuar ka rolin kryesor në mbështetje te Drejtorisë se Përgjithshme te Doganave për zbulimin dhe luftimin e trafikut ilegal për materialet radioaktive dhe bërthamore jashtë kontrollit rregullor.
Në bazë të VKM nr. 197, date 18.03. 1996, “ Rrjeti i institucioneve shkencore shtetërore”, Instituti përfaqëson Autoritetin Atomik të vendit dhe luan rolin e këshilltarit teknik për Ministrinë e Punëve të Jashtme në lidhje me bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.

Drejtimet kryesore te veprimtarisë:

  • Veprimtari kërkimore që kontribuojnë në përdorimin e metodave atomike e bërthamore në fusha të ndryshme të ekonomisë, shëndetësisë, mjedisit, trashëgimisë kulturore, kërkimit shkencor, etj.
  • Realizimi i teknikave dhe metodave të reja analitike me synim transferimin e tyre në sektorët publik e privat,
  • Kryerja e shërbimeve të specializuara në fushën e monitorimit, mbrojtjes dhe sigurisë nga rrezatimet jonizuese si dhe sigurimit të burimeve radioaktive,
  • Arsimimi universitar dhe pasuniversitar në fizikë dhe kimi, trajnimi i përdoruesve të rrezatimeve jonizuese nëpërmjet programeve speciale dhe kurseve të trajnimit,

Veprimtaria kërkimore

Monitorimi i radioaktivitetit dhe mbrojtja e mjedisit dhe publikut

Instituti realizon përcaktimin e radioaktivitetit në kampione ambientale, biologjike dhe ushqimore për qëllime kërkimi e monitorimi. Ne vazhdimësi realizohen matje te radioaktivitetit natyror në sistemet e ujërave të pijshëm, sipërfaqësore e termale.
Janë realizuar matje të radioaktivitetit gama për të vlerësuar efektet e aksidentit bërthamor të Çernobilit (1986) në shëndetin e publikut dhe në mjedis.

Pas luftës së Kosovës të udhëhequr nga NATO (1991), ekipet e Institutit kane realizuar matje në zonën verilindore të vendit për monitorimin dhe vlerësimin e ndotjes së mjedisit me uranium të varfëruar.
Për mbrojtjen e shëndetit te publikut kryhet monitorimi i përqendrimit të radonit dhe gazeve radioaktive në ndërtesat e banimit dhe mjediset publike.

Mbrojtja Radiologjike

Mbrojtja dhe siguria nga rrezatimet jonizuese dhe sigurimi i burimeve radioaktive përbejnë një drejtim tradicional Instituti kryen monitorimin e dozës se ekspozimit te punonjësve te tij dhe qendrave e kompanive që përdorin burime të rrezatimeve jonizuese duke mbajtur dhe regjistrin e dozës
së ekspozimit për të gjithë punonjësit në shkallë vendi.

Instituti realizon në nivel kombëtar trajtimin dhe kondicionimin e mbetjeve radioaktive dhe burimeve radioaktive të konsumuara dhe burimeve të gjetura, si edhe transportin e tyre

Emergjencat Radiologjike

Emergjencat radiologjike janë pjesë e emergjencave civile ose mbrojtjes civile.
Pranë Institutit është ngritur dhe funksionon Qendra e Emergjencave Radiologjike, e lidhur
me rrjetin e monitorimit të dozës së rrezatimit dhe transmetimit të informacionit në ketë Qendër. Stacionet automatike të matjes së dozës janë instaluar në Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan dhe Gjirokastër.

Mjekësia

Përdorimi i izotopeve radioaktive për qëllime diagnostikuese dhe terapeutike ka qenë një nga veprimtaritë e para të Institutit ne bashkëpunim me Qendrën Spitalore Universitare “Nene Tereza” . Në Laboratorin e Prodhimit te Radiofarmaceutikateve janë përgatitur kite të ftohta të 99m-Tc dhe kapsula xhelatinoze, të miratuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Barnave dhe
është realizuar kontrolli i kualitetit te tyre.

Gjeologjia

Me anë të teknikave unikale të Analizës me Aktivim Neutronik (AAN), Fluoreshencës se Rrezatimit X (FRX), Masspektroskopise se elementeve të lehtë etj., janë realizuar analiza shume-elementare në kampione të gjeologjisë metalifere dhe naftës, përcaktimin e moshës absolute gjeologjike, analizën e izotopeve stabël te karbonit nga gazi metan dhe nafta, etj.

Instituti ka dhënë një kontribut në përgatitjen e Atlasit Gjeokimi të Shqipërisë me anë të përcaktimit të rreth 25 elementeve në kampione dheu dhe sedimentesh.

Hidrogjeologjia

Me anë të përdorimit të gjurmuesve radioaktivë, ambientale, hidrokimike dhe fluoreshente janë realizuar studime masive dhe komplekse për lëvizjen e ujërave sipërfaqësorë e nëntokësorë, për vlerësimin e rezervave të baseneve ujore, komunikimet e tyre nëntokësore, kohën e tranzitimit të ujit, përcaktimin e bilanceve ujore, duke dhënë përfytyrime të reja hidrologjike të sistemeve të studiuar.

Sedimentologjia

Lëvizja e sedimenteve detare dhe dherave është studiuar duke përdorur izotope radioaktive jetëshkurtër dhe ambientale. Është studiuar dinamika e sedimenteve të Gjirit te Durrësit e Vlorës, për të vërejtur ndryshimin e vijës bregdetare, erozionin, mbushjen e baseneve.

Bujqësia dhe Biologjia

Instituti ka përdorur rrezatimet e përftuara nëpërmjet akseleratorit linear dhe rrezatimet gama të 137-Cs për stimulim te farërave, ndryshime gjenetike nëpërmjet metagjenezës fizike dhe kimike dhe konservimin e produkteve bujqësore Izotopet radioaktive dhe stabël janë përdorur për studime agrokimike dhe zooteknike, plehërimin racional, efektivitetin e përdorimit të mikro dhe makro-elementeve në ushqimin e
blegtorisë, etj.

Metrologjia

Metrologjia e radioaktivitetit dhe fushave te rrezatimeve X, gama dhe neutronik, si dhe
përgatitja e burimeve për zbatime të ndryshme përbejnë një veprimtari të rëndësishme. Laboratori i Kalibrimeve të instrumenteve matës dozimetrike realizon detyra të rëndësishme
në nivel kombëtar.

Shkenca e Materialeve

Me ane të teknikave specifike si Spektroskopia Mössbauer, Spektroskopia Raman dhe Spektroskopia Infra e Kuqe me Transformim Fourier (FTIR) janë realizuar studime për strukturat magnetike dhe kristalografike të materialeve kristalore, nanokristalore dhe amorfe, për gjendjet strukturore të karbonit, për veshjet mbrojtëse ndaj oksidimit dhe korrozionit, për
strukturat kimike te formacioneve gjeologjike.

Arkeologjia dhe Trashëgimia kulturore

Metodat analitike përdoren për vlerësimin e origjinës se materialeve arkeologjike, teknikës së përgatitjes dhe temperaturës së pjekjes së terrakotave dhe objekteve qeramike nga vendbanime antike ilire. Studimi i përbërjes së pigmenteve ne pikturat e autoreve të vjetër shqiptare dhe në objekte te ndryshme te trashëgimisë kulturore kanë mundësuar vlerësimin e teknikave që janë përdorur dhe datimin e këtyre objekteve.

Zbatime në proceset industriale

Në vite janë realizuar studime në industrinë metalurgjike, kimike, ushqimore, etj., duke
përdorur izotopet radioaktive si gjurmues në proceset teknologjike si: efektiviteti i filtrave në metalurgjinë e hekur-nikelit, proceset e korrozionit të veshjeve zjarrduruese në furra,
përcaktimi i homogjenitetit të përzierjeve, kontrolli i uniformi tetit te trashësisë së letrës, etj. Është kryer studimi dhe është realizuar sistemi për modifikimin e vetive te fletëve të polietilenit e të tubave PVC (efekti i kujtesës) nëpërmjet rrezitjes.

Elektronika dhe Informatika

Grupi i elektronikes ka realizuar kontrollin, mirëmbajtjen dhe përmirësimin e parametrave të pajisjeve dhe sistemeve spektroskopike. Gjithashtu është realizuar projektimi dhe prodhimi i moduleve të sistemeve të detektimit dhe matjes së rrezatimeve për zbatime te metodave
bërthamore ne industri.

Organika:

Instituti ështe i organizuar ne katër njësi:

Drejtori: Brunilda Daci

Institucioni: Instituti i Fizikës Bërthamore të Zbatuar, Universiteti I Tiranës 

Pozicioni: Drejtore 

Prof. Asoc. Brunilda DACI është specialiste në fushën e radiokimise, matjes së rrezatimit, prodhimit dhe kontrollit të cilësisë së radiofarmaceutikateve. Që nga viti 1990, ajo zhvillon aktivitetin e saj shkencor në Departamentin e Radiometrisë dhe Radiokimise. Në vitet 2014-2016 ka drejtuar Departamentin e Radiometrisë dhe Radiokimisë, IFBZ. Ndërsa në periudhën 2018- 2020 ka mbajtur postin e zëvendës drejtores së Institutit të Fizikës Bërthamore të Zbatuar.

Që nga viti 2008 dhe në vazhdim është pedagoge në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës dhe titullarë e lëndës Radiokimia në Ciklin e dytë të studimeve “Master i Shkencave në Kimi”, që nga viti 2013. Gjithashtu është angazhuar në udhëheqje diplomash të
nivelit “Master” në Universitetin e Tiranës si edhe Universitetin Politeknik të Tiranës.
Prof. Asoc. Brunilda DACI ka kryer një sërë trajnimesh afatgjata e afatshkurtra në institucione shkencore jashtë vendit, në fushën e radiokimisë, prodhimit dhe kontrollit të cilësisë së radiofarmaceutikateve dhe ka marrë pjesë në disa workshope e takime tekniko-shkencore brenda dhe jashtë vendit. Gjatë kryerjes së aktivitetit të saj shkencor ka qenë dhe është pjesë, si udhëheqëse ose pjesëmarrëse, në disa projekte shkencore, kombëtare, ndërkombëtare dhe rajonale në fushat e aplikimit të teknologjisë bërthamore në Mjekësi, Monitorimi i Ambjentit, Radiombrojtje, etj. Ajo ka paraqitur aktivitetin e saj shkencor me botime në mbi 25 Konferenca
Kombëtare e Ndërkombëtare dhe mbi 20 Revista Shkencore me faktor impakti. Është bashkautorë e librit “RADIOKIMIA”.
Aktualisht Prof. Asoc. Brunilda DACI është Drejtore e Institutit të Fizikës Bërthamore të Zbatuar, anëtare e Komisionit të Mbrojtjes nga Rrezatimi pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe anëtare e Komisionit të Përhershëm të Kurrikulave të Universitetit të Tiranës, për dy mandate
rresht. 

Adresa elektronike: [email protected]
[email protected] 

Cel: 355692420838

 

Zv/drejtori: Elida Bylyku

Institucioni: Instituti i Fizikës Bërthamore të Zbatuar, Universiteti i Tiranës
Pozicioni: Zëvendës Drejtore   

Prof. Dr.Elida Bylyku është specialiste në fushën e radiokimisë dhe matjes së radioaktivitetit në mostra të ndryshme si për qëllime monitoruese ashtu edhe në raste emergjencash radiologjike. 

Zhvillon aktivitetin e saj shkencor në Departamentin e Radiometrisë dhe Radiokimisë që nga viti 1987. Ajo është gjithashtu lektore në Universitetin e Tiranës, titullarë e lendes Bazat e Teknikes
Laboratorike ne “Bachelor ne Kimi” dhe udhëheq diploma studentesh ne ketë Universitet për te transmetuar dije dhe njohuri ne kërkuesit e rinj.
Elida ka kryer detyrën e Drejtorit të IFBZ duke u zgjedhur për dy mandate në periudhën 2013-2020.
Elida është Oficere Ndërlidhëse për Shqipërinë me Agjencinë Ndërkombëtare te Energjisë Atomike me seli në Vjenë, Austri, duke realizuar dhe koordinuar projektet e bashkëpunimit tekniko-shkencor ndërmjet institucioneve shkencore vendase dhe të huaja që nga viti 2014 e në vazhdim. Ka zbatuar me shumë sukses projekte Kombëtare, Ndërkombëtare dhe Rajonale
nëpërmjet aplikimit të teknologjisë bërthamore në mënyre të sigurt në Mjekësi, Agrikulture,
Veterinari, Industri, Trashëgimi Kulturore, Fizike Mjekësorë, Radio mbrojtje, Monitorimi i Ambientit e shumë fusha të tjera. 

Elida ka kryer një sërë trajnimesh afatgjata e afatshkurtra në institucione shkencore të huaja dhe ka marre pjese në disa workshope e takime jashtë vendit duke qenë pjesë në projekte shkencore,
si udhëheqëse ose pjesëmarrëse në to. Ajo ka paraqitur aktivitetin e saj shkencor me botime në mbi 30 Konferenca Kombëtare e Ndërkombëtare dhe mbi 22 Revista Shkencore me faktor
impakti.
Adresa elektronike: [email protected]
[email protected]

Administratori Geron Ibrahimi

1. Departamenti i Metodave Analitike Instrumentale:

Laboratorët:

  • Fluoreshenca e Rrezeve X (XRF)
  • Spektroskopia e Absorbimit Atomik (AAS)
  • Spektroskopia Mössbauer (MS)
  • Spektroskopia Raman (RS)
  • Spektroskopia Infra e Kuqe me
  • Transformim Fourier (FTIR)
  • Datimi me Metodën e Karbonit
  • Metodat e Kontrollit Pa Shkatërrim (NDT)
Përgjegjës: Fatos Ylli

Institucioni: Instituti i Fizikës Bërthamore të Zbatuar, Universiteti i Tiranës, Tiranë.

Përgjegjës i Departamentit të Metodave Analitike Instrumentale, IFBZ, Universiteti i Tiranës, Sekretar i Përgjithshëm i Institutit Alb-Shkenca, Tiranë – Prishtinë – Shkup.

Fatos Ylli është specialist në fushën e spektroskopisë fizike, fizikës së materialeve dhe mbrojtjes së sigurisë nga rrezatimet. Krahas veprimtarisë kërkimore ai i ka kushtuar kujdes mësimdhënies dhe
transmetimit të njohurive të kërkuesit e rinj si lektor i fizikës në disa institucione të arsimit të lartë, publike dhe jopublike. Ai ka një përvojë të suksesshme nëpërmjet pjesëmarrjes së vazhdueshme në
projekte shkencore, duke kontribuar me studime në karakterizimin e materialeve, trashëgiminë kulturore, bimët akumulatore të metaleve dhe vajrat esenciale të bimëve mjekësore, monitorimin e
mjedisit, mbrojtjen dhe sigurinë nga rrezatimet jonizuese dhe jojonizuese, përdorimin e Metodave të Kontrollit pa Shkatërrim (NDT) dhe të Kontrollit të Cilësisë (QC) në pajisjet radiologjike, si dhe me
vlerësime për mundësinë e përdorimit të energjisë bërthamore në energjetikë.

Prof. Fatos Ylli gjatë viteve 2000 – 2008 ka drejtuar Institutin e Fizikës Bërthamore, pjesë e rrjetit të institucioneve shkencore të Akademisë së Shkencave dhe ka qenë Pika e kontaktit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.

Duke ju përkushtuar fuqizimit dhe harmonizimit të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në hapësirën shqipfolëse, Fatos Ylli nëpërmjet Institutit Alb-Shkenca, ka kontribuar në mënyrë të veçantë
në këtë drejtim.

Sot Prof. Fatos Ylli është përgjegjës i Departamentit të Metodave Analitike Instrumentale, IFBZ, Universiteti i Tiranës dhe anëtar i Komisionit të Fizikës dhe Kimisë pranë Akademisë së Shkencave të
Shqipërisë.

Adresa elektronike:

[email protected],

Telefon: +355 69 237 2431

2. Departamenti i Radiometrisë dhe Radiokimisë

Laboratorët:

  • Spektrometria e rrezatimit gama
  • Spektrometria e rrezatimit alfa
  • Matja e radioaktivitetit alfa-beta total
  • Matja e radonit
  • Elektronika bërthamore
  • Metodat e kontrollit të cilësisë së radiofarmaceutikateve
  • Kontrolli i cilësisë së pajisjeve mjekësore
Përgjegjës: Manjola Shyti

Institucioni: Instituti i Fizikës Bërthamore të Zbatuar (IFBZ), Universiteti i Tiranës
Pozicioni: Përgjegjëse e Departamentit të Radiometrisë dhe Radiokimisë

Dr. Manjola Shyti është specialiste në fushën e monitorimit të radioaktivitetit mjedisor dhe mbrojtjes nga rrezatimet jonizuese si për qëllime monitoruese ashtu edhe në raste emergjencash radiologjike. Ajo zhvillon aktivitetin e saj shkencor në Departamentin e Radiometrisë dhe Radiokimisë. Dr. Manjola Shyti ka kryer studimet pasuniversitare në Ferrara, Itali në fushën e teknologjisë bërthamore dhe aplikimet e saj në mjedis, shëndet dhe trashëgiminë kulturore gjatë
periudhës 2010-2013. Gjatë periudhës 1 vjeçare në 2017 Dr. Manjola Shyti ka kryer studimet PostDoc në Spiez, Zvicër në fushën e spektrometrisë gama dhe aplikimeve te saj kryesisht në
identifikimin e materialeve radioaktive nën barrierat mbrojtëse.

Aktivitetin e saj shkencor e ka paraqitur në botime shkencore brenda dhe jashtë vendit. Ajo ka kryer një sërë trajnimesh dhe
workshope brenda dhe jashtë vendit duke qenë pjesë në projekte shkencore si udhëheqëse dhe pjesëmarrëse në to. Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimi e ka njohur si eksperte të mbrojtjes nga
rrezatimi jonizues që nga viti 2014. Krahas aktivitetit shkencor, Dr. Manjola Shyti është Lektore në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, si dhe në Fakultetin e Inxhinierisë
Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Universiteti Politeknik i Tiranës.
Manjola ka kryer detyrën e Shefit të Departamentit të Radiometrisë dhe Radiokimisë në IFBZ në periudhën 2016-2020 dhe aktualisht vazhdon të jetë në të njëjtin pozicion.

Adresa elektronike: [email protected]
[email protected]

3. Departamenti i Mbrojtjes nga Rrezatimet dhe Rrjeteve te Monitorimit

Laboratorët:

  • Kontrolli i dozës se ekspozimit së punonjësve
  • Trajtimi i mbetjeve radioaktive dhe transporti i burimeve radioaktive
  • Laboratori i Kalibrimit të instrumenteve dozimetrike
  • Rrjeti i Monitorimit të Emergjencave
  • Radiologjike
  • Matja e radioaktivitetit në produkte të konsumit dhe ndërtimit
Përgjegjës: Dritan Prifti

Institucioni: Instituti i Fizikës Bërthamore të Zbatuar (IFBZ), Universiteti i Tiranës
Pozicioni: Përgjegjëse e Departamentit të Mbrojtjes nga Rrezatimi dhe Rrjetet e Monitorimit

Irma Bërdufi është specialiste në fushën e Mbrojtjes nga Rrezatimi dhe Dozimetrisë Personale dhe Oficere e Mbrojtjes nga Rrezatimi në Institutin e Fizikës Bërthamore të Zbatuar. Ajo zhvillon aktivitetin e saj shkencor në Departamentit të Mbrojtjes nga Rrezatimi dhe Rrjetet e
Monitorimit që nga viti 2015. Irma Bërdufi ka kryer studime pas universitare në Institucione të njohura evropiane në fushën e mbrojtjes nga rrezatimi dhe sigurinë e burimeve radioaktive. Ajo
ka kryer një sërë trajnimesh dhe workshope brenda dhe jashtë vendit duke qenë pjesë në projekte shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare si udhëheqëse dhe pjesëmarrëse në to, dhe duke kontribuar me studime në vlerësimin e dozës së punonjësve të ekspozuar profesionalisht, monitorimin dhe vlerësimin e ekspozimit nga rrezatimi jonizues në vendin e punës, monitorimin e mjedisit, etj. Aktivitetin e saj shkencor e ka paraqitur në botime shkencore brenda dhe jashtë
vendit. Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimi e ka njohur si eksperte të mbrojtjes nga rrezatimi jonizues që nga viti 2020. Krahas veprimtarisë kërkimore Dr. Irma Bërdufi është Lektore pranë Universitetit të Tiranës, si dhe në Universitete të tjera brenda vendit.

Adresa elektronike: [email protected]
[email protected]

4. Administrata

 

  • Sektori i Financës
Përgjegjës: Erjola Nino
  • Sektori i Shërbimeve
Përgjegjës: Matilda Mullaraj

NA KONTAKTONI

Rr. Th. Filipeu, Qesarakë, Rruga Thoma Filipeu, Tiranë

E HËNË – E PREMTE 8am-4pm