RRETH NESH
BËRTHAMORE TË ZBATUAR
(IFBZ)
Themeluar 16.01.1970
Historiku
Instituti i Fizikes Bërthamore të Zbatuar (IFBZ) është vazhdim i veprimtarisë së Laboratorit të Rrezatimeve Bërthamore, të themeluar në vitin 1970, me vendim te Këshillit te Ministrave Nr. 9, date 16.01.1970, i cili më pas, në vitin 1971 u quajt Instituti i Fizikes Bërthamore (IFB), si institucion kërkimor shkencor në fushën e fizikes atomike dhe bërthamore duke pasur për qëllim zbatimin e metodave bërthamore në fusha të ndryshme të ekonomisë, shëndetësisë, kërkimit dhe jetës shoqërore.
Fillimisht, IFBZ ishte në varësi te Universitetit te Tiranës dhe me pas, me themelimin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, bëri pjesë në rrjetin e Institucioneve Shkencore të saj.
Me reformën e Arsimit të Lartë dhe Shkencës, të viteve 2007-2008, Instituti kaloi në varësi të Fakultetit të Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës dhe nga viti 2013 dhe në vazhdim, Instituti është njësi kryesore në strukturën e Universitetit të Tiranës, me emërtimin Instituti i Fizikes Bërthamore të Zbatuar.
Drejtuesit e Institutit:
1971 – 1987 – Prof. Dr. Skënder KOJA
1987 – 1990 – Prof. Asoc. Dr. Servet DANI
1990 – 1993 – Prof. Dr. Përparim FUGA
1993 – 1994 – Prof. Dr. Dukagjin REXHA
1994 – 1999 – Prof. Asoc. Dr. Robert KUSHE
1999 – 2000 – Prof. Dr. Xhevdet MYTEBERI
2000 – 2008 – Prof. Dr. Fatos YLLI
2008 – 2013 – Prof. Dr. Nikolla CIVICI
2013 – 2020 – Prof. Dr. Elida BYLYKU
2020 – në vazhdim – Prof. Asoc. Dr. Brunilda DACI
Fushat e veprimtarisë
Detyra themelore e Institutit është të realizoje veprimtari shkencore, kryesisht me karakter zbatues, dhe të transferoje metodat dhe teknologjitë e reja të fizikes dhe kimisë bërthamore në fusha të ndryshme. Instituti i Fizikes Bërthamore te Zbatuar në bashkëpunim me institucione arsimore, kërkimore e monitoruese dhe me kompani prodhuese, zhvillon veprimtari kërkimore-shkencore nëpërmjet projekteve për kërkim dhe zhvillim. IFBZ ka iniciuar e drejtuar projekte kërkimore të financuara në kuadrin e Programeve Kombëtare te Kërkim Zhvillimit (PKKZH), programeve te bashkëpunimit shkencor me Greqinë, Italinë, Maqedoninë e Veriut, Slloveninë etj., programeve te kërkimit shkencor të Ministrisë se Arsimit dhe Shkencës. Një vend të veçantë ne zhvillimi e kapaciteteve shkencore dhe njerëzore të Institutit kanë projektet kombëtare dhe rajonale të realizuar në kuadrin e bashkëpunimit teknik me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Vienë, Austri. MEST (skuadra mbështetëse e eksperteve) është një komponent i rëndësishëm i planit kombëtar të reagimit ndaj ngjarjeve të sigurisë bërthamore ku Instituti i Fizikes Bërthamore të Zbatuar ka rolin kryesor në mbështetje te Drejtorisë se Përgjithshme te Doganave për zbulimin dhe luftimin e trafikut ilegal për materialet radioaktive dhe bërthamore jashtë kontrollit rregullor. Në bazë të VKM nr. 197, date 18.03. 1996, “ Rrjeti i institucioneve shkencore shtetërore”, Instituti përfaqëson Autoritetin Atomik të vendit dhe luan rolin e këshilltarit teknik për Ministrinë e Punëve të Jashtme në lidhje me bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.
Drejtimet kryesore te veprimtarisë:
- Veprimtari kërkimore që kontribuojnë në përdorimin e metodave atomike e bërthamore në fusha të ndryshme të ekonomisë, shëndetësisë, mjedisit, trashëgimisë kulturore, kërkimit shkencor, etj;
- Realizimi i teknikave dhe metodave të reja analitike me synim transferimin e tyre në sektorët publik e privat;
- Kryerja e shërbimeve të specializuara në fushën e monitorimit, mbrojtjes dhe sigurisë nga rrezatimet jonizuese si dhe sigurimit të burimeve radioaktive;
- Arsimimi universitar dhe pasuniversitar në fizikë dhe kimi, trajnimi i përdoruesve të rrezatimeve jonizuese nëpërmjet programeve speciale dhe kurseve të trajnimit;
Veprimtaria kërkimore
Monitorimi i radioaktivitetit dhe mbrojtja e mjedisit dhe publikut
Instituti realizon përcaktimin e radioaktivitetit në kampione ambientale, biologjike dhe ushqimore për qëllime kërkimi e monitorimi. Ne vazhdimësi realizohen matje te radioaktivitetit natyror në sistemet e ujërave të pijshëm, sipërfaqësore e termale.
Janë realizuar matje të radioaktivitetit gama për të vlerësuar efektet e aksidentit bërthamor të Çernobilit (1986) në shëndetin e publikut dhe në mjedis.
Pas luftës së Kosovës të udhëhequr nga NATO (1991), ekipet e Institutit kane realizuar matje në zonën verilindore të vendit për monitorimin dhe vlerësimin e ndotjes së mjedisit me uranium të varfëruar.
Për mbrojtjen e shëndetit te publikut kryhet monitorimi i përqendrimit të radonit dhe gazeve radioaktive në ndërtesat e banimit dhe mjediset publike.
Mbrojtja Radiologjike
Mbrojtja dhe siguria nga rrezatimet jonizuese dhe sigurimi i burimeve radioaktive përbejnë një drejtim tradicional Instituti kryen monitorimin e dozës se ekspozimit te punonjësve te tij dhe qendrave e kompanive që përdorin burime të rrezatimeve jonizuese duke mbajtur dhe regjistrin e dozës
së ekspozimit për të gjithë punonjësit në shkallë vendi.
Instituti realizon në nivel kombëtar trajtimin dhe kondicionimin e mbetjeve radioaktive dhe burimeve radioaktive të konsumuara dhe burimeve të gjetura, si edhe transportin e tyre
Emergjencat Radiologjike
Emergjencat radiologjike janë pjesë e emergjencave civile ose mbrojtjes civile.
Pranë Institutit është ngritur dhe funksionon Qendra e Emergjencave Radiologjike, e lidhur
me rrjetin e monitorimit të dozës së rrezatimit dhe transmetimit të informacionit në ketë Qendër. Stacionet automatike të matjes së dozës janë instaluar në Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan dhe Gjirokastër.
Mjekësia
Përdorimi i izotopeve radioaktive për qëllime diagnostikuese dhe terapeutike ka qenë një nga veprimtaritë e para të Institutit ne bashkëpunim me Qendrën Spitalore Universitare “Nene Tereza” . Në Laboratorin e Prodhimit te Radiofarmaceutikateve janë përgatitur kite të ftohta të 99m-Tc dhe kapsula xhelatinoze, të miratuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Barnave dhe
është realizuar kontrolli i kualitetit te tyre.
Gjeologjia
Me anë të teknikave unikale të Analizës me Aktivim Neutronik (AAN), Fluoreshencës se Rrezatimit X (FRX), Masspektroskopise se elementeve të lehtë etj., janë realizuar analiza shume-elementare në kampione të gjeologjisë metalifere dhe naftës, përcaktimin e moshës absolute gjeologjike, analizën e izotopeve stabël te karbonit nga gazi metan dhe nafta, etj.
Instituti ka dhënë një kontribut në përgatitjen e Atlasit Gjeokimi të Shqipërisë me anë të përcaktimit të rreth 25 elementeve në kampione dheu dhe sedimentesh.
Hidrogjeologjia
Me anë të përdorimit të gjurmuesve radioaktivë, ambientale, hidrokimike dhe fluoreshente janë realizuar studime masive dhe komplekse për lëvizjen e ujërave sipërfaqësorë e nëntokësorë, për vlerësimin e rezervave të baseneve ujore, komunikimet e tyre nëntokësore, kohën e tranzitimit të ujit, përcaktimin e bilanceve ujore, duke dhënë përfytyrime të reja hidrologjike të sistemeve të studiuar.
Sedimentologjia
Lëvizja e sedimenteve detare dhe dherave është studiuar duke përdorur izotope radioaktive jetëshkurtër dhe ambientale. Është studiuar dinamika e sedimenteve të Gjirit te Durrësit e Vlorës, për të vërejtur ndryshimin e vijës bregdetare, erozionin, mbushjen e baseneve.
Bujqësia dhe Biologjia
Instituti ka përdorur rrezatimet e përftuara nëpërmjet akseleratorit linear dhe rrezatimet gama të 137-Cs për stimulim te farërave, ndryshime gjenetike nëpërmjet metagjenezës fizike dhe kimike dhe konservimin e produkteve bujqësore Izotopet radioaktive dhe stabël janë përdorur për studime agrokimike dhe zooteknike, plehërimin racional, efektivitetin e përdorimit të mikro dhe makro-elementeve në ushqimin e
blegtorisë, etj.
Metrologjia
Metrologjia e radioaktivitetit dhe fushave te rrezatimeve X, gama dhe neutronik, si dhe
përgatitja e burimeve për zbatime të ndryshme përbejnë një veprimtari të rëndësishme. Laboratori i Kalibrimeve të instrumenteve matës dozimetrike realizon detyra të rëndësishme
në nivel kombëtar.
Shkenca e Materialeve
Me ane të teknikave specifike si Spektroskopia Mössbauer, Spektroskopia Raman dhe Spektroskopia Infra e Kuqe me Transformim Fourier (FTIR) janë realizuar studime për strukturat magnetike dhe kristalografike të materialeve kristalore, nanokristalore dhe amorfe, për gjendjet strukturore të karbonit, për veshjet mbrojtëse ndaj oksidimit dhe korrozionit, për
strukturat kimike te formacioneve gjeologjike.
Arkeologjia dhe Trashëgimia kulturore
Metodat analitike përdoren për vlerësimin e origjinës se materialeve arkeologjike, teknikës së përgatitjes dhe temperaturës së pjekjes së terrakotave dhe objekteve qeramike nga vendbanime antike ilire. Studimi i përbërjes së pigmenteve ne pikturat e autoreve të vjetër shqiptare dhe në objekte te ndryshme te trashëgimisë kulturore kanë mundësuar vlerësimin e teknikave që janë përdorur dhe datimin e këtyre objekteve.
Zbatime në proceset industriale
Në vite janë realizuar studime në industrinë metalurgjike, kimike, ushqimore, etj., duke
përdorur izotopet radioaktive si gjurmues në proceset teknologjike si: efektiviteti i filtrave në metalurgjinë e hekur-nikelit, proceset e korrozionit të veshjeve zjarrduruese në furra,
përcaktimi i homogjenitetit të përzierjeve, kontrolli i uniformi tetit te trashësisë së letrës, etj. Është kryer studimi dhe është realizuar sistemi për modifikimin e vetive te fletëve të polietilenit e të tubave PVC (efekti i kujtesës) nëpërmjet rrezitjes.
Elektronika dhe Informatika
Grupi i elektronikes ka realizuar kontrollin, mirëmbajtjen dhe përmirësimin e parametrave të pajisjeve dhe sistemeve spektroskopike. Gjithashtu është realizuar projektimi dhe prodhimi i moduleve të sistemeve të detektimit dhe matjes së rrezatimeve për zbatime te metodave
bërthamore ne industri.